Pesë të arrestuar pas përplasjes në Radhimë, policia jep detaje nga ngjarja
Pesë persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim pas një ngjarjeje të ndodhur në Radhimë të Vlorës. Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Edvin Ndreu rreth orës 11:30 policia është njoftuar nga pronari i një hoteli, shtetasi Vasil Bedinaj, i cili ka kërkuar ndihmë pasi, sipas deklarimit të tij, disa persona e kishin dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri. Pas marrjes së njoftimit, policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Vlorës dhe në Dhërmi, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës. Në operacion janë përfshirë edhe strukturat e Policisë së Fierit dhe Gjirokastrës. Deklarata e Policisë së Vlorës: Përshëndetje! Siç jeni bërë me dije nëpërmjet informacionit paraprak, sot, rreth orës 11:30, jemi njoftuar...
Burimi:
syri.net