Pesë policë nën akuzë për vrasje në Kosovë, publikohen pamjet e ngjarjes ku humbi jetën një 27 vjeçar

Pesë policë nën akuzë për vrasje në Kosovë, publikohen pamjet e ngjarjes ku humbi jetën një 27 vjeçar

Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Lipjan, nën dyshimin për përfshirje në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu. Ngjarja tronditëse ndodhi më 7 korrik, kur Zejnullahu, i dyshuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, sulmoi disa automjete dhe kalimtarë. Pas ndalimit nga policia, 27-vjeçari humbi jetën në rrethana ende të paqarta, çka ka nxitur reagime të forta në Kosovë. Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas shoqërohet me auto-ambulancë. Familjarët e viktimës kanë shprehur shqetësim për mungesën e transparencës, duke...
Burimi: Vizionplus.tv