Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Përvëlim” dhe përmbytje/ Mot ekstrem në Europë, temperaturat arrijnë 40 gradë në hije, Parisi regjistron viktima nga përmbytjet
Temperaturat e larta kanë prekur një pjesë të Evropës Jugore këtë javë, ndërsa agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës ka parashikuar zgjatjen e valës së të nxehtit edhe në ditët në vijim me temperatura që shkojnë mbi 40 gradë Celsius. Vala e të nxehtit ka përfshirë gjithashtu Portugalinë, vendet e Ballkanit ndërsa Franca pas disa ditëve të nxehta po përjeton përmbytje. Një stuhi e dhunshme goditi vendin të mërkurën, shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta shkaktuan kaos në rrugë. Pamjet filmike treguan vija rrufesh që i jepnin qiellit mbi Paris një nuancë të verdhë të çuditshme, në total raportohet të...