Përveç burimeve njerëzore, Shqipëria ka çmime më të larta se Europa për inputet e investimeve

Përveç burimeve njerëzore, Shqipëria ka çmime më të larta se Europa për inputet e investimeve

Kostot e investimeve në Shqipëri në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian janë ende të lira për shkak të pagave të ulëta të burimeve njerëzore, por inputet që përdoren për investime janë shumë më shtrenjtë se në BE sipas të dhënave të Eurostat.Sipas tabelës krahasuese të Eurostat mbi çmimet e investimeve në kategori të ndryshme (ku mesatarja e BE-së është vendosur në 100), Shqipëria ka një indeks prej vetëm 67.8 për investimet në përgjithësi, një nga më të ulëtit në EUropë, pas Maqedonisë së Veriut (66.5) dhe në linjë me Kosovën dhe Bosnjën kryesisht nga vlera e ulët e fuqisë punëtore.Megjithatë, kur bëhet fjalë për kategori si produktet metalike dhe makineritë elektrike e optike, Shqipëria shfaqet me çmime dukshëm më të larta se Europa dhe...