“Përtej oqeanit”! Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon PAMJET (VIDEO)

“Përtej oqeanit”! Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon PAMJET (VIDEO)

sali berisha ne shba SHBA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Berisha ka ndarë pamjet e para nga momenti i mbërritjes. Në videon e publikuar, Berisha shfaqet duke përshëndetur shqiptarët që i janë afruar për ta takuar dhe për të shkëmbyer disa momente me të. “Përtej oqeanit, një pritje shqiptare, një moment mirënjohjeje”, shkruan Berisha, duke shoqëruar pamjet e mbërritjes. Gjatë këtij udhëtimi në SHBA, një tur që do të zgjasë rreth një javë, Berisha do të marrë pjesë në disa aktivitete të planifikuara. Përveç Konventës Kombëtare Republikane, që do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator, Berisha do të zhvillojë edhe dy takime me komunitetin e shqiptarëve...