“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se shumë shpejt qeveria do të nxjerrë paketën e masave ndaj protestuesve që kanë kryer akse dhune ndaj policisë dhe sulme ndaj institucioneve. Në këtë kuadër, kreu I qeverisë deklaroi se do të investohet në teknologji për të bërë të mundur identifikimin e protestuesve të maskuar. “Që të gjitha të kthehen një orë e më parë, ne do nxjerrim një orë e më parë paketën e masave, duke investuar me shpejtësi në teknologji, ne do fillojmë deanonimizimin e profileve që nxisin dhunë, duke investuar në teknologji, ne do zbulojmë ata që janë me kapuç edhe sikur të mbulojnë të gjithë fytyrën sepse do i ndjekim këmba-këmbës Ky nuk është një qëndrim për të folur, por një informacion për...