Përshkallzohet lufta: Shpërthime të fuqishme në Tel Aviv dhe Jerusalem

Përshkallzohet lufta: Shpërthime të fuqishme në Tel Aviv dhe Jerusalem

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Tel Aviv dhe Jerusalem disa minuta pasi ushtria paralajmëroi se kishte identifikuar shumë raketa iraniane në drejtim të Izraelit. Pamjet e agjencisë Reuters nga Tel Avivi treguan një re tymi duke u ngritur pasi një predhë ra në tokë, shkruan CNN. Aktualisht është rreth orës 01:30 pas mesnate të shtunën në Izrael.Ushtria izraelite tha se ka identifikuar një valë të re raketash të lëshuara nga Irani drejt Izraelit. Ajo ka udhëzuar popullsinë të kthehet në strehimore, ndërsa sirenat po bien në të gjithë Izraelin.
Burimi: Syri.net