Përshkallëzohet situata në Prishtinë, policia me autoblindë në rrugë – Përleshje mes protestuesve dhe Policisë

Përshkallëzohet situata në Prishtinë, policia me autoblindë në rrugë – Përleshje mes protestuesve dhe Policisë

Protestuesit po përleshen me Policinë teksa tensionet para Kuvendit të Kosovës janë përshkallëzuar pasi nuk u hodhën në votim në lexim të dytë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale mbrëmjen e sotme. Protestuesit kanë vazhduar të hedhin mjete piroteknike në drejtim të ndërtesës së Kuvendit, duke nxitur reagim nga oficerët e Policisë të cilë nga ana e tyre janë përpjekur ti zmbrapsin me gaz lotsjellës. Policia e Kosovës ka thënë se përkundër kërkesave e thirrjeve të vazhdueshme që u ka bërë protestuesve që të respektohet ligji e të protestohet në mënyrë të qetë, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës për të mundësuar daljen e deputetëve nga Kuvendi i Kosovës dhe për ta vënë situatën nën kontroll. Policia ka thënë se janë shkaktuar dëme materiale, por...