Përshkallëzohet protesta, studentët shqyejnë kangjellat para Ministrisë së Arsimit, godasin me gurë godinën
Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, teksa situata është tensionuar në ambientet përpara godinës. Në shenjë pakënaqësie, disa prej studentëve kanë nisur të shkëpusin kangjellat e trotuarit që ndodhet përpara ministrisë. Ndërkohë, një pjesë e protestuesve kanë hedhur gurë në drejtim të godinës, duke përdorur gjithashtu vezë dhe bojë. Si pasojë e këtyre veprimeve, disa prej xhamave të godinës së Ministrisë së Arsimit janë thyer.
Burimi:
gijotina.com