Përshkallëzohet protesta para Ministrisë së Arsimit, maskat dhe gurët përballë policisë, ndërhyn autoboti i ujit

Përshkallëzohet protesta para Ministrisë së Arsimit, maskat dhe gurët përballë policisë, ndërhyn autoboti i ujit

FOTO TIRANË- Protesta para Ministrisë së Arsimit ka marrë një tjetër drejtim teksa situata është tensionuar ndjeshëm pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë. Persona të maskuar kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të efektivëve duke shtuar tensionet në zonën ku po zhvillohet tubimi. Përballë situatës së krijuar policia ka vënë në përdorim autobotin e ujit, me qëllim shpërndarjen e protestuesve. Përshkallëzimi vjen pas disa episodeve të mëparshme gjatë të cilave protestuesit u kanë vënë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe më pas i kanë shtyrë ata drejt kordonit të policisë. Gjithashtu, në drejtim të uniformave blu janë hedhur sende të ndryshme ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me spraj dhe gaz lotsjellës. Me hedhjen e gurëve dhe shtimin e përplasjeve situata ka dalë përtej...