Përshkallëzohet konflikti në Jemen, 1.574 të vrarë dhe 6.939 të plagosur që nga gushti

Përshkallëzohet konflikti në Jemen, 1.574 të vrarë dhe 6.939 të plagosur që nga gushti

Të paktën 1.574 persona janë vrarë dhe 6.939 të tjerë janë plagosur në Jemen që nga fillimi i përshkallëzimit të fundit ushtarak në gusht, bëri të ditur të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Në një raport të siguruar nga Anadolu, agjencia e OKB-së për shëndetësinë tha se kishte regjistruar 8.513 viktima dhe të plagosur që nga fillimi i gushtit. Sipas OBSH-së, shifra përfshinte 1.574 të vdekur dhe 6.939 të plagosur deri më 19 tetor, pa specifikuar nëse bëhej fjalë për civilë, personel ushtarak apo të dyja kategoritë. Agjencia tha se 292 persona u vranë dhe 1.048 të tjerë u plagosën gjatë periudhës së fundit tetëditore të raportimit. Të enjten e kaluar, OBSH-ja tha se kishte regjistruar 1.282 të vdekur dhe 5.891 të plagosur që...