Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përshkallëzohen protestat në Serbi, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme
👁9694
Studentët në Serbi , të cilët prej muajsh kanë bllokuar universitetet publike, bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare për të tejkaluar krizën që ka kapluar vendin. “Kërkojmë shpërbërjen e menjëhershme të Asamblesë Kombëtare dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në përputhje me Nenin 109 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë!”, njoftuan studentët serbë në rrjetet sociale, ndërsa u bënë thirrje të gjithë qytetarëve t’i besojnë listës politike që studentët do të mbështesin në zgjedhje. Çfarë thanë studentët “Ne besojmë se demokracia është e vetmja mënyrë e duhur për të zgjidhur një krizë politike të këtyre përmasave, prandaj i bëjmë...