Përshkallëzohen protestat në Francë/Dhjetëra të plagosur, mbi 2 mijë të arrestuar, mbyllen qindra shkolla

Përshkallëzohen protestat në Francë/Dhjetëra të plagosur, mbi 2 mijë të arrestuar, mbyllen qindra shkolla

Protestat masive të nxënësve të shkollave të mesme janë përshkallëzuar në Francë duke u përhapur në të gjithë vendin. Lëvizja, e cila filloi javën e kaluar në rajonin e Parisit ka përfshirë kryesisht maturantë të cilët kanë bllokuar hyrjet e institucioneve arsimore dhe janë përleshur me policinë, pasi kërkojnë kushte më të mira. Mes shqetësimeve të tyre janë oraret e zgjatura të mësimit, mbipopullimi në klasa, mungesa a e mësuesve si dhe kushtet e papërshtatshme të ventilimit, vështirësi që e hasën kryesisht gjatë verës për shkak të temperaturave të larta. Qeveria franceze thotë se ankesat e tyre janë të ligjshme, por dhuna është e papranueshme. Ministri i Arsimit Edouard Geffray tha se lëvizja e nxënësve të shkollave të mesme po mbahet peng nga grupe ekstremiste...