Përshkallëzohen më shumë protestat për arsimin në Francë, sindikatat bashkohen kundër Qeverisë!
Protestat për kushtet në shkollat publike në Francë po marrin përmasa më të gjera, ndërsa qeveria e Sébastien Lecorny përballet me rrezikun që një revoltë e nisur në shkolla dhe universitete të shndërrohet në një konflikt më të gjerë për shërbimet publike dhe prioritetet buxhetore. Demonstrata e së martës, 6 tetor, pritet të jetë testi i parë i rëndësishëm për këtë mobilizim. Gjashtë sindikata të arsimit dhe federata e prindërve FCPE i janë bashkuar thirrjes së organizatave studentore dhe të mësuesve, duke zgjeruar bazën e një lëvizjeje që nisi në shkollat e mesme dhe u përhap më pas në universitete. Sipas Ministrisë së Arsimit, të hënën ishin prekur nga protestat apo ndërprerjet e funksionimit 413 institucione, nga 564 të raportuara në të njëjtën kohë të...
Burimi:
javanews.al