Përshihet nga flakët, shkrumbohet restoranti në Theth. Zjarri vihet nën kontroll nga ndërhyrja e banorëve

Përshihet nga flakët, shkrumbohet restoranti në Theth. Zjarri vihet nën kontroll nga ndërhyrja e banorëve

Një zjarr ka përfshirë një restorant në fshatin turistik të Thethit gjatë mesnatës së kaluar. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Zjarri u vu re në orët e para të mëngjesit dhe u shua falë ndërhyrjes së menjëhershme të banorëve të zonës, të cilët parandaluan përhapjen e tij në ambientet e tjera përreth. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.
Burimi: Javanews.al