Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Përsëri dështon parlamenti i Kosovës, nuk zgjedh dot kryetarin. Albin Kurti i drejtohet LDK për koalicion
👁13108
Për të njëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Ligjbërësit refuzuan për të tretën herë rresht që ta formojnë një komision për votimin e fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Dështimi i radhës ndodhi pak para se të bëhej e ditur që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më 5 maj, përmes së cilës e ka ftuar për marrëveshje politike mes dy partive....