‘përse, vdekje’

‘përse, vdekje’

(Gjiri) I NANËS  përse, vdekje ku tambli prekë tokën mbinë lufta ku tamblit i sosë gjaku gufon gjak  mendo me zë, vdekje veç kur kësisoj bën nuk ma punon pas shpine o, gjithçka që ke shpikë ndodhet nën dhé.  ke ardhë në çast të fundit, vdekje “nanë” tingëllon si gojë e mbushur gji të vetëdijshme janë për të tyren  vdekje  shterru, gji morti ku gojën lagë – aty ku s’ka tambël s’ka as lot as vdekje  LINGUA  (Gjuha)  Epimenidi, kretan, thotë që të gjithë kretanët rrejnë (kurse Epimenidi është vetë kretan) për rrjedhojë, s’është e vërtetë që kretanët rrejnë pra, Epimenidi thotë të vërtetën pra: të gjithë kretanët rrejnë  Mandra, ciganesha, thotë që të gjithë ciganët vdesin (kurse Mandra është vetë...