Përse u ndryshua buxheti? Ministri i Financave: Kemi në vëmendje sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën, ndihmojmë sektorët në nevojë

Përse u ndryshua buxheti? Ministri i Financave: Kemi në vëmendje sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën, ndihmojmë sektorët në nevojë

Situata e vazhdueshme e sulmeve kibernetike, por edhe nevoja për të financuar sektorët me më shumë problematika, janë arsyet që shtynë qeverinë të ndërhyjë për të dytën herë në buxhetin e shtetit. Nga Komisioni i Ligjeve, ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se 11.8 miliardë lekë u mblodhën nga kursimet në projekte të caktuara, si dhe nga mirëmenaxhimi i investimeve nga qeveria. “Kemi një reflektim dhe një rishpërndarje të brendshme të fondeve për projekte që lidhen me IT-në. Nga kursimet, 3.3 miliardë lekë shkojnë për Autoritetin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, disa miliardë lekë për projekte të zhvillimit të infrastrukturës, për një projekt të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, fonde shtesë te Ministria e Shëndetësisë për blerje pajisjesh mjekësore. Ndërkohë, 3 miliardë lekë janë për garancinë...