Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përse digjen makinat? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët
Nëse udhëtojmë në rrugë interurbane sidomos tani në verë, jo rrallë herë na ndodh të shikojmë makina të përfshira nga flakët, që nuk lidhen me asnjë ngjarje kriminale por me defekte teknike që e shkrumbojnë mjetin në pak sekonda dhe vënë në rrezik jetën e shoferit apo pasagjeret që janë në të. Sipas statistikave të policisë, 5 makina digjen çdo muaj nga ky shkak. “Është shifër e lartë krahasuar me mjetet që janë në Shqipëri. Duhet shmangur nxehja e tambureve nga frenimi i vazhdueshëm. Kur bëhen ndryshimi i vajrave dhe lubrifikanteve të lahet motori. Gjatë verës motorët me Diezel marrin...