Përqafime dhe të qeshura, kryeministri Rama mirëpret homologun e tij spanjoll

Përqafime dhe të qeshura, kryeministri Rama mirëpret homologun e tij spanjoll

Kryeministri i Spanjës ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama. Takimi i tyre ka qenë shumë miqësor, ashtu siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga vetë kryeministri, i cili ka ndarë edhe një mesazh. “Me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, një takim miqësor e i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës, bashkëpunimin ekonomik, dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë”, shkruan Rama krahas videos.
Burimi: Kohajone.com