Përplasjet vijojnë përgjatë marshimit drejt Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë rrugën me gurë dekorativë dhe kosha mbeturinash

Përplasjet vijojnë përgjatë marshimit drejt Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë rrugën me gurë dekorativë dhe kosha mbeturinash

foto TIRANË- Përplasjet kanë vijuar përgjatë marshimit drejt Kryeministrisë ku protestuesit janë përpjekur të pengojnë lëvizjen e forcave të policisë duke bllokuar rrugën me gurë dekorativë në formë cilindrike dhe kosha mbeturinash. Gjatë marshimit protestuesit kanë zhvendosur gurët dekorativë të vendosur përgjatë rrugës dhe i kanë vendosur në mes të saj duke krijuar pengesa për efektivët e policisë. Gjithashtu në rrugë janë spostuar edhe koshat e mbeturinave. Nga ana tjetër policia ka vijuar ndjekjen e protestuesve, ndërsa autoboti ka lëshuar herë pas here ujë me piper në drejtim të tyre./ZËRI