Përplasjet Rama-Kurti, Vangjeli: Shqiptarët hakërrehen dhe i nxjerrin sytë njëri-tjetrit

Përplasjet Rama-Kurti, Vangjeli: Shqiptarët hakërrehen dhe i nxjerrin sytë njëri-tjetrit

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, ka komentuar tensionet mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, duke paralajmëruar se rivaliteti i tyre personal tashmë po reflektohet drejtpërdrejt edhe në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Duke folur pas samitit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Shkup, Vangjeli e cilësoi këtë përplasje si një “rivalitet shpesh qesharak”, por me pasoja serioze për unitetin politik të shqiptarëve jashtë kufijve. “Do të doja shumë që gurin e parë ta kishte hedhur Rama, por në fakt...
Burimi: Javanews.al