Përplasjet Polici – Protestues/ (EMRAT) Arrestohen 16 studentë, procedohen 49 të tjerë

Përplasjet Polici – Protestues/ (EMRAT) Arrestohen 16 studentë, procedohen 49 të tjerë

Një ditë pas protestës studentore në Tiranë, policia ka arrestuar 16 protestues. Shoqërimet vijnë, pas përplasjes mes efektivëve dhe protestuesve gjatë ditës së martës, 13 tetor te Ministria e Arsimit dhe më pas në qendër. Tirana të martë ishte për rreth 9 orë nën ‘pushtetin’ e protestuesve. Revolta u karakterizua nga dhuna, përplasjet me policinë dhe shoqërime të shumta nga ana e bluve. Si pasojë e protestës, policia ka arrestuar 16 persona dhe ka shoqëruar 49 të tjerë, të cilët janë proceduar penalisht. Policia ka dhënë detaje në lidhje me shoqërimin e protestuesve gjatë protestës së djeshme në kryeqytet. Efektivët shprehen se 16 persona janë arrestuar, ndërsa 49 të tjerë janë proceduar penalisht. Mësohet se janë arrestur shtetasit Kastriot Vata, Florian Baba, Ali Bruçi, Genc...