Përplasjet në bulevard nuk ndalen, protestuesit sulmojnë me gurë policinë! Vajzat në krye të sulmeve, efektivët kundërpërgjigjen me ujë
FOTO TIRANË- Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit vijojnë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' ku situata mbetet e tensionuar edhe pas disa orësh protestë. Grupi i mbetur i protestuesve persona ka vijuar të hedhë gurë në drejtim të efektivëve të policisë dhe autobotëve të ujit. Në rreshtat e parë të protestuesve janë pozicionuar edhe një grup vajzash, të cilat i janë bashkuar sulmeve ndaj forcave të rendit. Gjatë përplasjeve janë përdorur herë pas here edhe fishekzjarrë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke aktivizuar autobotët dhe duke përdorur ujë për të shpërndarë protestuesit. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, situata në bulevard mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet vijojnë./ZËRI
Burimi:
zeri.ai