Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve

Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve

Situata është tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e protestuesve, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës. Ndërhyrja e efektivëve vjen pas përpjekjeve të policisë për të shpërndarë pjesëmarrësit në tubim, ndërsa tensionet mes demonstruesve dhe forcave të rendit vijojnë. Sipas raportimeve nga vendngjarja, policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve, ndërsa ende nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e personave të ndaluar apo arsyet e shoqërimit të tyre. Ndërkohë një numër i shumtë qytetarësh që po protestonin paqësisht iu kthyen policisë për veprimin e padrejtë. Turma u shpërnda duke u larguar nga bulevardi para Kryeministrisë. Në terren ka ndërhyrë edhe autoboti me ujë, ndërsa raportohet për shoqërime të protestuesve nga...