Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Me pjesëmarrje të ulët dhe sulme sporadike me gurë e molotovë ndaj policisë, vijoi protesta e të rinjve edhe këtë të shtunë në Tiranë. Pasi larguan militantët e PD-së, protestuesit marshuan në shi nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë. Mes tyre u panë edhe Arlind Qori dhe Erald Kapri, të cilët më herët ishin akuzuar nga drejtuesit e PD-së me argumentin se ishin ata autorët që përzunë demokratët nga protesta te Ministria e Arsimit ku u regjistruan përplasje mes dy grupimeve. Gjatë kësaj kohe, një grup të maskuarish sulmuan efektivët me gurë e molotovë, ndërsa policia ndërhyri me ujë me presion për t’i sprapsur. Në orët e mbrëmjes, një grup protestuesish nisi sulmet drejt godinës qeveritare ku shkuan rreth orës 16:00. Një grup protestuesish të...