Përplasje për ‘Territorialen’, Boçi akuza PS-së: Po bëni reformë për partinë dhe jo për Shqipërinë!
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka kundërshtuar në Komisionin e Ligjeve mënyrën se si po trajtohet reforma territoriale dhe propozimet për ndryshimin e hartës së bashkive. Në Komisionin e Ligjeve, Boçi akuzoi mazhorancën se nisma është e orientuar politikisht dhe se synimi nuk është një reformë afatgjatë në interes të vendit. “Nga jeni nisur ju për të bërë një shkrirje të tillë të bashkive?! Nga vota politike, sepse ajo ju ka orientuar. Synimi juaj me kaq nxitim nuk është se doni të bëni një reformë. JU doni që të bëni një reformë që t’i shërbejë partisë, por nuk duhet t’i shërbejë partisë. Ne do hyjmë në histori si njerëz që shkatërruam hartën territoriale, apo do bëjmë një reformë që ti shërbejë Shqipërisë për 20-30...
Burimi:
gijotina.com