Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përplasje në Theth/ IKMT vijon shembjen e godinave pa leje, pronarët kërcënojnë: Jemi konform ligjit
IKMT ka vijuar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Autoritetet kanë shkuar për të shembur një ndërtesë në fshatin turistik, pronarët e të cilës pretendojnë se e kanë ndërtuar konform ligjit, ndërsa nuk kursejnë as kërcënimet drejtuar zyrtarëve të IKMT-së. Të pranishëm në vendin e ngjarjes shihen edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi dhe ish kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, i zgjedhur deputet më 11 maj.