Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përplasje në KZAZ nr. 30 në Kashar, vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryetarin e KZAZ-së
👁3892
Një incident është shënuar këtë të enjte në ambientet e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 30 në Yrshek, Tiranë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). Situata ka agravuar brenda një kohe të shkurtër, duke shkaktuar kaos në ambientet ku po zhvillohej procesi përgatitor për zgjedhjet. Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.