Përplasje në Komisionin e Kulturës për protestat, Zhupa kërkon largimin e Ramës: S’ka dialog me dhunë

Përplasje në Komisionin e Kulturës për protestat, Zhupa kërkon largimin e Ramës: S’ka dialog me dhunë

Në Komisionin Parlamentar të Kulturës ditën e sotme zhvillimi i protestave studentore dhe dhuna fizike mes qytetarëve dhe forcave të policisë ka shkaktuar debate. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, akuzoi policinë për dhunë ndaj të rinjve dhe kërkoi po ashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Zhupa theksoi se qeveria nuk mund t’u kërkojë studentëve dialog pasi, sipas saj, i ka mashtruar dhe ka ushtruar dhunë ndaj tyre. “Edi Rama e ka humbur shansin për dialog kur i ka mashtruar, kur i ka masakruar. Nuk bën dialog syri me plumbin, qafa me shpatën. Nuk bën dialog me dhunë”, pohoi ajo. Zhupa gjithashtu kundërshtoi akuzën se PD kërkon të marrë drejtimin e protestave. Ajo tha se demokratët i mbështesin studentët, por...