Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Përplasje në Dibër/ Automjeti i dyshuar për shpërndarje parash nga partia socialiste, bllokohet nga simpatizantët e PD
👁10217
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në fshatin Tomin të Dibrës, një grup simpatizantë të PD kanë ndaluar një makinë që mendohet se po shkonte drejt zonave të thella. PD thotë se dyshon që njerëz pranë PS po shpërndanin para dhe tollona nafte. Prokuroria dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer kontrolle të automjetit. Sipas burimeve, thuhet se ka patur konfrontim fizik mes dy grupeve.