Përplasje mes SHBA-së dhe Gjermanisë për naftën ruse/ Trump lehtëson sanksionet ndaj Moskës, Berlini përgatit masa të reja ndëshkuese

Përplasje mes SHBA-së dhe Gjermanisë për naftën ruse/ Trump lehtëson sanksionet ndaj Moskës, Berlini përgatit masa të reja ndëshkuese

Vendimi amerikan për të lejuar përkohësisht shitjen e naftës ruse nuk e ndryshon qëndrimin e Gjermanisë ndaj Moskës. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, njoftoi se Berlini po punon me partnerët europianë për masa të tjera ndëshkuese ndaj Rusisë. Reagimi vjen pas telefonatës mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin, e cila u shoqërua me një marrëveshje për furnizimin e tregjeve me naftë. Sipas njoftimeve, Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar një përjashtim të përkohshëm nga sanksionet për naftën ruse. Masa parashikohet të zgjasë gjashtë muaj, deri më 7 prill 2027, me synimin për të lehtësuar mungesat globale të karburantit. Megjithatë, vendimi amerikan nuk heq kufizimet europiane. Sanksionet e Bashkimit Europian dhe të Britanisë ndaj naftës dhe karburanteve ruse mbeten në fuqi. Për...