Përplasje mes policisë dhe protestuesve, tentojnë të ndalojnë furgonin që po largonte të shoqëruarit
FOTO NGA PROTESTA TIRANË- Momente tensioni janë regjistruar pasditen e kësaj të mërkure gjatë protestës, pasi policia ka shoqëruar disa prej pjesëmarrësve në tubim. Situata është tensionuar në momentin kur efektivët kanë hipur personat e shoqëruar në një furgon policie dhe janë përpjekur të largohen nga zona e protestës. Ky veprim ka hasur në kundërshtimin e protestuesve të tjerë, të cilët kanë dalë përpara automjetit dhe kanë tentuar t'i bllokojnë rrugën për të penguar largimin e tij. Përplasja mes palëve është shoqëruar edhe me konfrontim fizik, ndërsa protestuesit kanë vijuar përpjekjet për të ndaluar furgonin. Megjithatë pavarësisht kundërshtimit dhe tensioneve të krijuara, automjeti i policisë ka arritur të largohet nga vendngjarja së bashku me personat e shoqëruar./ZËRI
Burimi:
zeri.ai