Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përplasje e trefishtë në Prishtinë–Pejë/ 9 persona përfundojnë në spital
Të paktën nëntë persona janë lënduar pas një aksidenti të regjistruar në aksin Prishtinë-Pejë. Sipas mediave në Kosovë, një prej të lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në aksident raportohet se janë përfshirë tri automjete. Ndërkohë zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi tha se është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet pas aksidentit. Gjithashtu si pasojë e përplasjes së tri automjeteve, pati vështirësi në qarkullim në këtë segment rrugor.