Përplasje e frikshme e disa mjeteve në aksin Fier-Lushnjë, raportohet për dy të plagosur

Përplasje e frikshme e disa mjeteve në aksin Fier-Lushnjë, raportohet për dy të plagosur

Një aksident u shënua këtë të martë në aksin Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit. Disa mjete u përplasën, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndër mjetet e përfshira në aksident ishte dhe një autobot që transportonte çimento. Të plagosur kanë mbetur dy persona të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës. Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një kalim rruge dytësore.