PËRPLASJA RUSI–UKRAINË/ Rubio: Sa më shpejt marrëveshja, aq më pak viktima
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se një armëpushim i kufizuar ose i përkohshëm mes Rusisë dhe Ukrainës nuk do të ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë fund konfliktit. Rubio i bëri komentet pas takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sipas Rubio, të dyja palët kanë shprehur interes për diskutimin e një armëpushimi të kufizuar që mund të përfshijë sektorë të caktuar, mes tyre furnizimet me drithëra dhe energjinë. Ai theksoi se një marrëveshje e tillë nuk do ta zgjidhte luftën, por mund të lehtësonte disa prej pasojave dhe presioneve që lidhen me konfliktin. Sekretari amerikan i Shtetit tha gjithashtu se përfundimi i luftës nuk pritet...
Burimi:
ntv.al