Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre, SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën

Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre, SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi mbi përplasjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ku ky i fundit pretendon se është kërcënuar në qelinë e tij nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu me urdhër të Ramës. Shehaj thotë se në PS po hanë kokat e njëri-tjetrit. “Ka plasur keq brenda Partisë Socialiste! Po hanë kokat e tyre. Erion Veliaj sot ka bërë një deklaratë bombë. Ka thënë që jam kërcënuar nga Edi Rama nëpërmjet Ministrit të Drejtësisë, në qeli në burg. Ka pranuar gjithashtu që deri dje, Edi Rama është kujdesur për kushtet e tij në burg, është kujdesur për miqtë e tij dhe për familjarët e tij. Dhe nga sot e tutje e ka kërcënuar Erion Veliajn që nuk do kujdeset më. I...