Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Përplasja në Vorë, qendra e votimit mbetet pa vëzhguesit e partive (VENDIMI)
👁9124
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të revokojë akreditimit e vëzhguesve në zgjedhje të të gjitha partive, përsa u përket qendrave të votimit në Vorë. Vendimi është marrë nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, pas incidentit të ndodhur në Vorë ku demokrati Flamur Noka u përplas me familjen Xhabafti. Sipas vendimit të marrë, në Vorë nuk do të ketë asnjë vëzhgues, por vetëm media dhe ndërkombëtarë. Vendimi Çfarë ndodhi sot në Vorë? Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me disa prej anëtarëve të familjes Xhabafti në momentin që është paraqitur për të votuar. Një prej...