Përplasja/ Nadir Çausholli akuzon Ilir Shehun se fshihet pas sulmeve ndaj tij. Pse SPAK duhet t’i ‘marrë në dorë’ të dy

Përplasja/ Nadir Çausholli akuzon Ilir Shehun se fshihet pas sulmeve ndaj tij. Pse SPAK duhet t’i ‘marrë në dorë’ të dy

Një përplasje e fortë ka shpërthyer në sektorin e farmaceutikës në Shqipëri, ku bosët e kompanive të ilaçeve kanë nisur të denoncojnë publikisht njëri-tjetrin, duke nxjerrë në pah akuza të rënda për skema mashtrimi, kontrabandë, vjedhje dhe lidhje me botën e krimit. Në qendër të kësaj lufte akuzash janë Nadir Çausholli, kreu i CFO Pharma, dhe Ilir Shehu (Pasholli), pronar i kompanive Medicamenta dhe Mega Store. Akuzat e Nadir Çaushollit ndaj Ilir Shehut Nadir Çausholli, një figurë e njohur dhe e skeduar më parë për skema mashtrimi, ilaçe kontrabandë dhe vjedhje, ka akuzuar publikisht Ilir Shehun (Pasholli) se fshihet pas sulmeve mediatike ndaj tij. Në një reagim të detajuar në Facebook, Çausholli pretendon se Shehu, konkurrenti i tij, ka ndryshuar mbiemrin nga “Pasholli” në “Shehu”...