Përplasja me ujë dhe gaz lotësjellës te Rruga e Durrësit/ Policia po zhvendos protestuesit drejt Kryeministrisë
Forca të shumta policie kanë hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës ndaj të rinjve që vijojnë protestën në Tiranë, duke e përshkallëzuar situatën te Rruga e Durrësit. Efektivët i ndjekin protestuesit këmba-këmbës, edhe kur ata përpiqen të strehohen në cepa të rrugës për t’i shpëtuar ujit dhe gazit. Përballë ndjekjes së vazhdueshme nga forcat e shumta të policisë, protestuesit janë shpërndarë në disa drejtime, nga Sheshi Skënderbej deri te Rruga e Dibrës. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa efektivët vijojnë t’i ndjekin të rinjtë me autobotë uji dhe gaz lotsjellës, duke i detyruar të largohen nga zonat ku po qëndronin dhe po i zhvendosin drejt kryeministrisë.
Burimi:
syri.net