Përplasja me grushte në KZAZ-në e Kasharit, reagon Policia: U arrestua një 26-vjeçar, nuk janë përfshirë punonjës…

Përplasja me grushte në KZAZ-në e Kasharit, reagon Policia: U arrestua një 26-vjeçar, nuk janë përfshirë punonjës…

Policia ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme në KZAZ 30 në Kashar, ku gjatë procesit të numërimit përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Në pranga ka rënë R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale. Policia thotë se në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë. Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv