Përplasja e Vorës/ SPAK nis hetimet, i kërkon KQZ të dhëna për votuesit

Përplasja e Vorës/ SPAK nis hetimet, i kërkon KQZ të dhëna për votuesit

Xhoni Asllanaj dhe Flamur Noka TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet pas incidentit të ndodhur në Vorë ditën e votimit të 11 majit, ku sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u konfliktua me disa prej anëtarëve të familjes Xhabafti. Në kërkesën e SPAK siguruar nga emisioni “FactCheck”, prokurori Klodian Braho i kërkon Komisionit qëndror të Zgjedhjeve, nëse kanë votuar apo jo si banorë të Vorës shtetasit, Xhoni Asllanaj dhe Mateo Dedej. SPAK kërkon orën dhe datën e caktuar të votimit të tyre. Në lidhje me incidentin Policia e Tiranës deklaroi se vuri në hetim në gjendje të lirë...
Burimi: Zeri.ai