Përplasja e ‘titanëve’, UEFA i lë dy javë kohë Infantinos për të bërë publike dokumente të rëndësishme
UEFA i ka kërkuar FIFA-s se duhet të publikojë dokumente kyçe dhe t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve që lidhen me qeverisjen dhe vendimmarrjen e saj brenda 2 nëntorit. Në Këshillin e FIFA-s të enjten, presidenti Gianni Infantino kërkoi falje për planin e tij të shitjes së Kupës së Botës, por nuk arriti të ofrojë një shpjegim të plotë se si u hartua propozimi. Në letrën e lexuar nga “BBC Sport”, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, thekson se organi drejtues i futbollit botëror nuk u është përgjigjur “një sërë pyetjesh thelbësore”. “Të tjera mbeten pa përgjigje, ndërsa informacioni dhe dokumentacioni i kërkuar nuk janë ofruar ende”, thuhej në të. Letra përfshinte tetë faqe me 42 pyetje që trajtonin një sërë çështjesh, duke filluar nga...
Burimi:
javanews.al