Përplasja e Ramës me gjyqtarin për pallatin e konfiskuar, reagon Bardhi: Të ndërhyjë KLGJ dhe KLP

Përplasja e Ramës me gjyqtarin për pallatin e konfiskuar, reagon Bardhi: Të ndërhyjë KLGJ dhe KLP

Deputeti i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me akuzat që kryeministri Edi Rama bëri ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu, në lidhje me një pallat të konfiskuar. Bardhi e ka konsideruar këtë si një veprim flagrant që synon shkatërrimin e pavarësisë së drejtësisë. Sipas Bardhit, “Rama ka miratuar në vitin 2022 një ligj që i legalizonte ndërtime pa leje për oligarkët e tij në Tiranë megjithëse ai tashmë sulmon një magjistrat të ri vetëm për faktin se ky i fundit kishte zbatuar ligjin që vetë Rama miratoi”. Deputeti i PD kërkoi reagim të menjëhershëm nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të mbrojtur sipas tij integritetin dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor. “Gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur, të paanshëm, të ndershëm dhe...