Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Përplasi për vdekje me makinë këmbësoren, arrestohet shoferi
Policia ka arrestuar në flagrancë një 62-vjeçar, pasi një ditë më parë përplasi për vdekje me makinë një këmbësore në aksin rrugor Qukës-Përrenjas. Shtetasi P. K. akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”. “Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja F. M., 73 vjeçe, këmbësore, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin P. K., 62 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, njofton policia....