Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij. Mësohet se ngjarja ndodhi në Passau, një qytet në Gjermaninë Jugore, në kufi me Austrinë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme nga ana e 48-vjeçarit, i cili është arrestuar nga autoritetet. Sipas Corriere, dyshohet të ketë pasur një mosmarrëveshje midis çiftit për kujdestarinë e vajzës së tyre. Pavarësisht dyshimeve, policia është duke kryer një hetim për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti.
Burimi: Opinion.al