Përplasi këmbësoren në aksin “Gjirokastër-Tepelenë, shoqërohet në komisariat drejtuesi gjerman

Përplasi këmbësoren në aksin “Gjirokastër-Tepelenë, shoqërohet në komisariat drejtuesi gjerman

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një automjet ka përplasur një këmbësore në zonën e njohur si “Plepat e Kardhiqit”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15 dhe ka përfshirë një shtetas gjerman, i cili ndodhej në drejtimin e mjetit tip “BMW”. Këmbësorja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme hetimore. Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”, shtetasi gjerman M. W., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”,...
Burimi: Sot.com.al