Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përplaset skafi në Greqi, mes të plagosurve edhe një shqiptar nga Kosova
Një skaf me shtatë persona në bord u përplas dje mesditë me një brigje shkëmbore në ishullin Diaporos, në Halkidiki. Në mjetin lundrues, që ishte marrë me qira, ndodheshin gjashtë shtetas nga Kosova dhe një shtetas amerikan. Si pasojë e përplasjes, tre prej tyre u plagosën dhe u transportuan fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros për ndihmë mjekësore. Të tre janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë liruar nga spitali. Pas aksidentit, skafi u përmbys dhe u tërhoq drejt bregut. Hetimet për incidentin po kryhen nga Roja Bregdetare e Ormos Panagias, nën juridiksionin e Kapitenerisë Detare të Neos Marmaras. /vizionplus.tv