Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përplaset GLE-ja dhe 3 automjete të tjera në Tiranë, pas aksidentit drejtuesit përleshen me leva
👁15836
Një aksident masiv në Tiranë u kthye edhe në një konflikt të dhunshëm mes drejtuesve të makinave. Burimet raportojnë se aksidenti ka ndodhur te “Pallati me Shigjeta” dhe në të janë përfshirë një automjet luksoz GLE dhe tre makina të tjera. Pas përplasjes, drejtuesit e autojeteve janë përleshur me njëri-tjetrin duke përdorur edhe leva hekuri. Mësohet se shoferët janë larguar me vrap kur kanë parë patrullën e policisë që po i afrohej vendit të aksidentit.