Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përplaset autobusi me trenin në Rusi, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rajonin e Leningradit në Rusi, ku një autobus është përplasur me një tren mallrash, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve. Autoritetet lokale raportojnë se shoferi i autobusit ka hyrë në kalimin hekurudhor përpara trenit që po afrohej, duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes, pavarësisht frenimit emergjent të trenit. Treni po operonte normalisht në momentin e ngjarjes, ndërsa ende nuk është sqaruar nëse autobusi ishte i linjës së rregullt apo turistik. Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti tragjik. #RussiaThis is Russia...